Një muzikant që ishte kundër vaksinave ka humbur jetën nga koronavirusi në moshën 40-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat britanike raportojnë se Marcus Birks ishte skeptik për vaksinën kundër Covid dhe pretendonte se nuk mund të sëmurej, për shkak se stërvitej 5 herë në javë.
Muzikanti i Bad Lads’ Army të ITV ishte në kujdes intensiv me simptoma të ngjashme me gripin dhe mpiksjen e gjakut pasi rezultoi pozitiv me koronavirus në fillim të gushtit.
Ai tha se ishte penduar që u tregua “injoranti” për vaksinat dhe u bëri thirrje njerëzve që vaksinohen.
Birks ndërroi jetë në Spitalin Universitar Royal Stoke të premten, duke lënë pas gruan shtatzënë, e cila konfirmoi vdekjen e tij.
Comments are closed for this post.