Branimir Jovanoviq, ish-këshilltari i ministrit të deritanishëm të Financave, Zoran Tevdovski ka drejtuar kritika lidhur me fshesën apo rikonstruimin e Qeverisë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev.
Ai është larguar vetëm para pak kohësh nga posti i këshilltarit të ngushtë të ministrit të financave në largim, Dragan Tevdovski. Sipas tij, i pari që duhej të largohej zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, raportojnë portalet maqedonase.
“Mendoj se fshesa duhej të përfshinte ata që kanë punuar për interesa personale në vend të interesave shoqërore, ata që kanë rregulluar tenderë milionësh, ata që kanë harxhuar para shtetërore dhe asgjë nuk kanë punuar”, ka shkruar Jovanoviq.