Instagram sa vjen dhe përmirëson opsionet e tij, duke jua lehtësuar kështu jetën përdoruesve të tij.

Shumica prej jush me siguri e hapin Instagram-in nga telefoni dhe DM (Direct Message) e keni të qasshëm nga celulari.

Mirëpo, çfarë ndodh kur ju e hapni llogarinë tuaj të Instagram’it në kompjuter? Nuk ka një opsion ku ju mund të flisni me mesazhe me miqtë tuaj.

Epo, së shpejti Instagram do të ketë të qasshme në kompjuter edhe mesazhet.

Ju mund të flisni me mesazhe, të bëni like dhe komente nga komjuteri njësoj si në celular.

Kjo gjë po testohet mes një numri të vogël përdoruesish dhe së shpejti do të aktivizohet për të gjithë, ka njoftuar rrjeti social.