Gjatë ditës së sotme, Parlamenti Evropian ka pasur një mbledhje ku ka marrë një vendim sa i përket mbushësve të telefonave.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë votuar në favor që të bëhet një karikues universal për të gjithë telefonët.

Kjo rezolutë u miratua me 582 vota pro dhe 40 kundër.

Kundër këtij propozime ishte kompania gjigante, Apple.

Politikanët evropianë kanë bërë fushatë për një standard të përbashkët për dekadën e kaluar, me KE që vlerëson se kabllot e vjetërsuara gjenerojnë më shumë se 51,000 ton mbeturina në vit.