Propozim/ligji për Inspektoratin i cili do të duhet të përkujdeset që të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, më në fund do të hyjë në procedurë parlamentare. I njejti do të jetë nesër para deputeteve, në komisionin për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Pjesë e ligjit janë edhe gjobat në rast të mosrrespektimit të ligjit, pjesë më e kritikuar nga opozita. Ligji parashikon dënime deri më 5mijë euro për institucionet që nuk e respektojnë ligjin.