Importuesit e makinave kërkojnë shfuqizimin urgjent të ligjit të ri për automjete dhe kthimin e zgjidhjes së vjetër ligjore, përndryshe do të bllokojmë rrugët. Meqë drejtoria e Doganave nuk i dëgjon kërkesat e tyre ata i kanë dorëzuar ato me shkrim në Qeveri. Taksa e re, sipas importuesve, disa herë i ka rritur shpenzimet, kështu që importet kanë rënë për 90% pohojnë importuesit.

Nuk mund të importojmë automjete me këto çmime sepse dogana del aq sa e keni blerë makinën në Itali. Në Itali mund të ketë automjet me vlerë 3,000 €, ata pagën e kanë 2,000 €, ndërsa tek ne shpenzimet arrijnë deri në 3,000 € dhe automjeti bëhet 6,000 €. Të gjithë importuesit kanë ndaluar me importin. Nëse marrim një përqindje nga viti i kaluar mund të themi se për këto 15 ditë 90% e importit është ulur- thotë një importues.

Nga Drejtoria Doganore thonë se është shumë herët për të vlerësuar efektet e ligjit. Tërheqje të ligjit tani për tani nuk planifikojnë.

Qëllimi kryesor i këtij ligji, i kësaj dispozite është ambienti jetësor. Sigurisht që i shqyrtojmë vërejtjet, bëhen analiza, megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ka kaluar as një muaj pasi është miratuar dispozita për të parë rezultatet e para dhe për të parë nëse mundet, apo nuk duhet të ndërhyjmë- deklaroi Gjoko Tanasoski, drejtor i Drejtorisë Doganore.

Taksa e automjeteve në bazë të emetimeve të dioksidit të karbonit filloi të zbatohet që nga fillimi i vitit. Autoritetet dispozitën e re e paralajmëruan si masë për të luftuar ndotjen dhe për të zëvendësuar parkun e vjetër të makinave.