Zjarret ditët e fundit e kanë kapluar edhe Maqedoninë e Veriut. Disa janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa disa të tjerë akoma janë aktiv.

Zjarri në Jaqincën e Epërme në rajonin e Kumanovës është ende aktiv, njoftuan sot autoritetet në Kumanovë.

Zjarret tjera në Dovezence dhe Jaqincë-Murgash janë vënë nën kontroll.

“Tre vatra aktive i kemi shuar deri në ora tre të mëngjesit. Por ka mbetur një ekip patrullues i banorëve dhe zjarrfikësve” tha komandanti i zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski.

Kodra Lipec u dogj gjithë natën në të dy anët drejt Dovezences dhe Murgashit. Zjarri preku pyll me bar thatë./Telegrafi/

Më poshtë është harta me zjarret aktive në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut: