Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 10.984 qytetarë, 3.905 prej të cilëve panë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 519.106 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 932.603 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 401.336 persona.