Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i të infektuarve me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 164 raste të reja, nga 5.276 testimet e kryere.

Herën e fundit kur numri i rasteve të reja ka qenë treshifror, ishte në mes të muajit maj. Numri më i lartë i rasteve të reja është në Tetovë, edhe atë 60.

Numri i rasteve aktive është 770, prej të cilëve 229 janë në Tetovë, 221 në Shkup, 72 në Kumanovë, 68 në Gostivar dhe qytete tjera.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, disa komuna janë pa raste aktive me coronavirus, edhe atë: Dojrani, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Kratova, Demir Kapija, Demir Hisari, Krusheva, Bogdanci, Probishtipi, Vinica, Kriva Pallanka, Resnja dhe Negotina.

Autoritetet shëndetësore edhe më tej bëjnë thirrje që të respektohen masat për mbrojtje nga COVID-19 dhe qytetarët të vaksinohen.

Deri tani në vend janë vaksinuar 519.106, ndërsa 401.336 qytetarë kanë pranuar të dy dozat e vaksinës./Telegrafi/