Ministri i Transportit njoftoi se është hapur thirrja publike për paraqitjen e kërkesës për dhënien e mbështetjes financiare për futjen e një destinacioni të ri nga aeroportet në vend. Mbështetja financiare ndahet për periudhën nga 1 janari i vitit 2025 deri më 31 dhjetor të vitit 2027.

Dhuruesi i ndihmës financiare është Qeveria, e cila miratoi Programin për përcaktimin e fondeve të nevojshme për ndarjen e ndihmave financiare për nxitjen dhe zhvillimin e trafikut ajror në vend të transportuesve vendas dhe të huaj për periudhën 2025-2027.

Ndihma financiare për cdo destinacion të ri përcaktohet në shumën nga: 9 euro për udhëtarë në kthim në kundërvlerë të denarit me kursin e mesëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në ditën e përpilimit të kërkesës për pagesë, për udhëtarë të tranportuar deri te Aeroportet Ndërkombëtare Shkup dhe 12 euro për udhëtarë në kthim në kundërvlerë të denarit me kursin e mesëm për udhëtarët e transportuar në aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër.

Fondet e mbetura pas thirrjes së parë për mbështetje financiare, të cilat përcaktohen me vite dhe nuk transferohen janë në shifrën prej: 81.613.245,00 denarë (1,327,045 euro) për vitin 2025, 62,144.371,00 denarë (1,010,478 euro) për vitin 2026 dhe 63.255.968,00 denarë (1,028,552 euro) për vitin 2027.

“Transportuesi ajror, të cilës i miratohet kërkesa për mbështetje financiare ka nevojë për çdo destinacion të ri të futur nga/deri në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit” dhe aeroportin “Shën Apostul Pali” – Ohër, ta shërbejë të paktën dy herë në javë, sipas një plani fluturimi të paracaktuar për periudhën për të cilën është dhënë mbështetja financiare, të specifikuara në kërkesën e paraqitur, me përjashtim të javës në të cilën bie Viti i Ri dhe festat fetare të Krishtlindjeve Orthodhokse”, thuhet në thirrjen publike.