Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 178 gjoba, mes të cilave 30 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe të parregullta dhe 13 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë respektim të rregullave dhe kujdes më të madh në trafik.