Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi,drejtori i zyrës për zhvillim të përgjithshëm i USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Eduard Gonzalez, drejtor i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski,drejtoresha e përgjithshme e Junior  Achievement Maqedoni Ljupka Pançevska përshëndetën dhe përgëzuan 100 nxënësit nga 15 shkolla të mesme në 11 qytete të vendit, që përfaqësonin 20 kompani krijuar nga nxënës të shkollave të mesme në organizim te Junior Achivement Maqedoni.

Ministri Bekteshi, duke përshëndetur programin për kompanitë e nxënësve të Shoqatës për inkurajimin dhe përgatitjen e të rinjve për sukses në ekonominë globale Junior Achivement Maqedoni, i pranuar edhe nga KE si “Praktika më e mirë në arsimin e ndërrmarësisë “, theksoi: “Kjo është mënyra më e mirë për të fituar kuadër cilësor, i cili do të jetë në gjendje t’iu përgjigjet kërkesave të tregut.Vetëm në këtë mënyrë të rinjtë do të marrin njohuri për financa,do të mësojnë për bashkëpunimin, planifikimin, udhëheqjen, punën ekipor, do të mësojnë rrugën nga ideja deri në zbatim, do të nxisin frymën e ndërmarrësisë. Por përveç nxënësve, nga ky program përfitojn edhe mësimdhënësit, të cilëve u jepet mundësia për zhvillim profesional ndërkombëtar, si dhe sektori i biznesit, i cili përmes qasjes së drejtpërdrejtë tek nxënësit përfshihet në transferimin e njohurive dhe përvojës te punonjësit potencial të rinj të cilët më pastaj mund ti inkuadrojnë në ngjarje të ardhëshme si volonterë ose praktikantë.

Në këtë ngjarje,mori pjesë edhe ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, sipas të cilit kompanitë e nxënësve janë një mundësi e shkëlqyeshme për nxënësit e shkollave të mesme të cilët gjatë procesit arsimor kanë mundësinë të ndjejnë se çfarë do të thotë të jenë pjesë e një kompanie.

“Dituria e fituar nëpërmjet trajnimit praktik në një kompani të tillë, përmes punës , ndryshon shumë nga procesi i përvetësimit të njohurive teorike dhe kjo përvojë është e nevojshme për një paraqitje më të shpejtë dhe më efikase në tregun e punës pas përfundimit të procesit arsimor”, theksoi Ademi.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Edward Gonzalez, ndërmarrësia është një koncept i rëndësishëm që duhet të inkorporohet tek të gjithë, veçanërisht në mesin e të rinjve.

“Ndërmarrësit janë njerëz që veprojnë, iniciojnë, punojë në mënyrë aktive për të përmirësuar mirëqenien e tyre. Një shoqëri me ndërmarrës është gjithnjë sjell inovacione dhe rritje. USAID është shumë krenare për të bashkëpunuar me organizatat qeveritare dhe sektorin privat që punojnë në mënyrë aktive për të krijuar mundësi për të rinjtë në mbarë vendin “, tha Gonzalez.

Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski shprehu kënaqësinë që iniciativa e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe organizata Junior Achivement Maqedoni kanë inkurajuar një numër të tillë nxënësish nga 11 qytete nga mbarë vendi, duke vërtetuar se shteti është i pasur me forcë krijuese.

Drejtoresha e përgjithshme e Junior Achivement Maqedoni, Ljupka Pançevska, theksoi se Shoqata për inkurajimin dhe përgatitjen e të rinjve për sukses në ekonominë globale e cila qëndron pas kësaj gare nacionale është pjesë e organizatës botërore “Junior Achivement “, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e ekzistimit të saj.

“Gjatë garës evropiane të kompanive më të mira të nxënësve, i cili do të mbahet nga data 3 deri më 6 korrik të këtij viti në Lile të Francës, përveçse do të jemi pjesë e garës , ne do të jemi të pranishëm në kremtimin e 100 vjetorit, si dhe në Samitin për arsimin e ndërmarrësisë.Më duhet të theksoj se çdo vit në këtë rrjet botëror, i cili është i pranishëm në të gjitha kontinentet, shpenzojnë 10 milionë të rinj “, shtoi Pançevska.

Në kuadër të ngjarjes së sotme, nxënësit të udhëhequr nga mësuesi përgjegjës kishin mundësinë të paraqesin atë që kanë bërë gjatë vitit shkollor në tezgat e vendosura në vend publik në Qendrën Tregtare “Vero-Jumbo” dhe ato më të mirat do të shpërblehen.