Tetëdhjetë e tetë prej 120 deputetëve kanë përdorur mediume sociale në vitin 2019. Kabineti qeveritar ka pasur 24 prej gjithsej 26 ministrave onlajn, ndërsa numri aktiv i kryetarëve të komunave së paku në një medium social këtë vit arrin 74 prej gjithsej 81, tregoi Analiza e Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euro-atlantike (IDUEP), njofton KOHA.
Krahasuar me hulumtimet e kaluara të bëra në vitin 2017 dhe 2018, pothuajse gjithkund shënohet rënie ose stagnim i shfrytëzimit aktiv të mediumeve sociale nga ana e funksionarëve publik.
Diçka më shumë se dy të tretat ose 87 deputetë ishin aktiv në Fejsbuk në vitin që po kalon. Vijon Instagrami, ku aktivitete të tyre onlajn kanë pasur 23 deputetë, ndërsa në thellësinë e listës është Tuiter, i cili ka qenë i popullarizuar mes 10 për qind të deputetëve, përkatësisht si mënyrë të komunikimit e kanë zgjedhur 12 deputetë. Statistika tregon se gjithsej 10 deputetë njëkohësisht kanë përdorur Fejsbuk, Tuiter dhe Instagram, ndërsa 31 deputetë nuk kanë pasur profil të tyre ose kanal në cilindo medium social në vitin 2019.
Krahasuar me Analizën e parë në këtë temë të bërë nga IDUEP në vitin 2009 shënohet rritje e nurmit të deputetëve të cilët janë të pranishëm në Fejsbuk.
Comments are closed for this post.