Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se ka shumë të panjohura në lidhje me bartjen e virusit dhe se akoma është e hapur çështja nëse ai mund të qëndrojë në ajër.

Filipçe tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka argumente që COVID-19, mund të transmetohet edhe përmes ajrit.

“Çështja është sa gjatë virusi mund të qëndrojë në ajër dhe si transmetohet. Për këtë ka shumë të panjohura, por megjithatë mbajtja e maskës dhe distancës fizike. është masë e mjaftueshme për mbrojtje. Nuk ka ndonjë të sëmurë, i cili i ka respektuar masat”, tha Filipçe.

Ai pret që ditën e zgjedhjeve të respektohen protokollet dhe të mos ketë grupime.