Shpeshherë nuk ka gjë më të pashmangshme sesa kur jeni në një situatë të papërshtatshme të shani nga zemërimi.
Por, ndoshta sharja e inspiruar nga zemërimi i momentit ka shpirë që ta bëni shprehi sharjen dhe të shani rregullisht.
Ju dhe sharja tani jeni bërë një, ndërkaq të gjithë ju njohin si personi që nuk brengosen se shan edhe kur nuk duhet.
Por, pavarësisht se tjerët mund t’ju gjykojnë herë pas here për këtë shprehi të sharjes, siç duket kjo është shenjë se ju jeni më inteligjente sesa shoqet apo shokët tuaj që nuk shajnë.
Hulumtuesit amerikanë, përmes eksperimenteve me 1,000 njerëz, kanë konstatuar se femrat me inteligjencë të lartë janë më të prira të shajnë.
Ato gjithashtu janë më të prira që në mëngjes të konsumojnë ushqime të djegësa dhe të ecin në shtëpi të zhveshura.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Personality and Individual Differences”.
Comments are closed for this post.