Emërimi i nënkryetarëve të Kuvendit, ASH-AAA shqyrtojnë mbështetjen

Maqedoni 25.08.2020 / 12:27

Deputetët e koalicionit ASH-AAA do të shqyrtojnë nëse do ta mbështesin ose jo emërimin e 5 nënkryetarëve të Kuvendit.

Deputeti, Elmi Aziri tha se numri i madh prej 5 nënkryetarësh të ligjvënësit është në kundërshtim me pretendimin e shumicës parlamentare se po shkurton numrin e posteve.

“Nga njëra anë shkurtojnë numrin e ministrave e nga ana tjetër rrisin numrin e nënkryetarëve, do të konsultohemi dhe e shohim si do të vendosim, a do t’i mbështesim apo jo”, u shpreh nder tjerash ai.




Comments are closed for this post.

Të fundit