Ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të shënojë rritje prej tre për qind, paralajmërohet në raportin më të ri të KB-së për situatën dhe perspektivat e ekonomisë botërore në vitin 2019.
Si faktor kyç për zhvillimin e ekonomisë në raport përmendet depërtimi në procesin e inkuadrimit të vendit në BE i cili pritet këtë vit t’i hap negociatat për anëtarësim. Pritet rritje e investimeve dhe e importit, ulje e mëtejshme e shkallës të papunësisë, ndërsa rekomandohet përmirësim i mëtejshëm i klimës së biznesit dhe tregut të punës.
KB-ja në raport parashikon rritje të BPV-së prej tre për qind edhe për vitin 2020, ndërsa inflacion edhe për këtë vit edhe vitin e ardhshëm prej 2,1 për qind.
Maqedonia vitin e kaluar sipas raportit e ka përfunduar me rritje të BPV-së prej 2,5 për qind, ndërsa papunësia është ulur në 21 për qind.
Për vendet e rajonit KB-ja parashikon rritje të BPV-së së Shqipërisë dhe Serbisë prej katër për qind, BeH dhe Malit të Zi prej 3,7 për qind.
Comments are closed for this post.