Drejtori ekzekutiv i “Tik-Tok”, Kevin Mejer dha dorëheqje, ndërsa përkohësisht do të zëvendësohet nga drejtoresha ekzekutive Vanesa Papas.
Kjo ndodh disa ditë prejse “Tok-Tok” e ka paditur Administratën e presidentit Donald Tramp për vendimin e pamundësimit të punës së këtij aplikacioni të popullarizuar në SHBA.
“Në javët e fundit ndodhën ndryshime drastike në skenën politike dhe prejse kam analizuar se ç’farë ndryshime strukturore kompania duhet të durojë, dhe çka do të thotë për rolin e saj global, vendosa, me zemër të thyer, ta braktis atë”, arsyetoi Mejer.
Aplikacioni i cili është në pronësi të internet kompanisë kineze “Bajt-Dens”, mori urdhëresë nga Shtëpia e bardhë ta shesë pjesën e saj amerikane deri kah mesi i shtatorit. Presidenti Tramp dhe përfaqësues tjerë zyrtar të Shtëpisë së bardhë në disa kthime thanë se “Tik-Tok” paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së për shkak të pronësisë kineze.
Tramp nënshkruajti urdhër ekzekutiv më 6 gusht e cila do ta ndalonte Tik-Tokun nëse Bajt-Dens nuk e shet pjesën amerikane në afat prej 45 ditëve. Një javë më vonë, për kompaninë ishin dhënë 90 ditë për të lidhur marrëveshje të tillë.
Reagimet e Shtëpisë së bardhë e detyruan Bajt-Densin dhe Tik-Tokun të kërkojnë blerës. Majkrosoft, Orakl dhe ofrues tjerë bisedojnë për marrëveshje potenciale, ndërsa çmimi lëviz prej 20 deri në 50 miliard dollarë. Megjithatë, sipas Tik-Tok, marrëveshja për një kohë aq të shkurtër është pak e besueshme që mund të ndodh.
Pastaj të hënën ka vijuar padia kundër Administratës së Trampit. Kompania i akuzon autoritetet amerikane për pamundësimin e procedurës së rregullt për shitje me detyrim përmes urdhërit ekzekutiv.
Comments are closed for this post.