Komisioni për, sëmundje ngjitëse dhe komisioni për përcjellje dhe informim për situatat me koronavirusin sot në seancë do të shqyrtojnë masa të reja eventuale për mbrojtje të popullatës dhe parandalim të përhapjes së mëtutjeshme të virusit, të cilat do t’i dorëzojë si propozim në Qeveri.
Ministria e Shëndetësisë komunikoi se ministri, Venko Filipçe do të mbajë mbledhje me komisionin për sëmundje ngjitëse dhe komisionin për përcjellje dhe informim për situatën me koronavirusin. Mbledhja do të mbahet në përbërje të gjerë, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ekspertë me përvojë nga fusha të ndryshme.
Masat e reja eventuale të përforcuara për mbrojtje të popullatës dhe parandalimi të përhapjes së mëtutjeshme të virusit, do të jetë në rend dite në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa vendimi qeveritar do të komunikohet në konferencën për shtyp menjëherë pas përfundimit të seancës.
Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu, informoi se gjendja shëndetësore e të gjithë shtatë pacientëve, të cilët janë pozitiv në koronavirus dhe janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive është stabile.
Comments are closed for this post.