Qytetarët po e kalojnë ditën e dytë nga karantina 85 orëshe, si një prej masave restriktive kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa numri i të infektuarve në shtet arrin 1.117, nga të cilët 139 janë shëruar.
Shteti, sipas kompetentëve, hyn në fazën më kritike të epidemisë ku numri i të diagnostifikuarve të rinj po rritet, por nuk guxon të lejohet që sistemi shëndetësor të ngarkohet në mënyrë shtesë dhe të jepet shans edhe më tutje, për dy javë nga tani, për shkak të grupimeve të paraqiten pacientë të rinj.
Ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zgjasë deri më 21 prill të vitit 2020 (e martë) deri në orën 05:00, ndërsa Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i intensifikojë kontrollet rreth tempujve fetarë gjatë festave të ardhshme.
Sipas vendbanimit, deri më tani nga Kovid-19 janë regjistruar: në Shkup – 389, Kumanovë – 310, Dibër – 51, Shtip – 32, Prilep – 103, Tetovë – 48, Strugë – 53, Veles – 43, Manastir – 16, Ohër – 7, Kavadar – 4, Gostivar – 12, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë -4, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 26 dhe nga dy në Probishtip, Kërçovë dhe Negotinë.
Prej dje në orën 16:00 deri në orën 05:00 të martën më 21 prill është e ndaluar lëvizja dhe grupimi në të gjitha parqet, pushimoret, vendet për rekreacion në parqet nacionale dhe pyjet, si dhe uikend lagjet.
Për personat mbi moshën 67-vjeçare mbetet aktive ndalesa gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00. Të hënën, më 20 prill, për këto dhe për të gjithë qytetarët tjerë ka ndalesë të plotë.
Për të gjithë personat deri në 18 vjet mbetet aktive ndalesa e lëvizjes gjatë të gjitha ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç se në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Të hënën, 20 prill, për këta dhe për të gjithë personat tjerë ka ndalesë të plotë.
Për aktivitetet bujqësore është e lejuar lëvizja në kuadër të territorit (atarit) të fshatit, vetëm për nevojat e punës.
Barnatoret do të punojnë pandërprerë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë përgatiti plan për punë të papenguar edhe të institucioneve shëndetësore.
Përjashtimet nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësorë, dhe për marketet dhe restorantet të cilët bëjnë dërgimin e produkteve, me çka ata angazhimet e tyre do t’i realizojnë pandërprerë.
Nga ndalesa janë përjashtuar edhe personat me nevoja të veçanta me shoqëruesit e tyre. Që ta realizojnë këtë të drejtë, për këta persona nuk do të jepen leje të posaçme dhe mjafton vetëm që me vete të kenë vërtetim të cilin do të duhet t’ua tregojnë nëpunësve të policisë nëse për këtë paraqitet nevoja.
Deri më tani nga Kovid-19 në shtetin tonë jetën e kanë humbur 49 persona,
Në Klinikën Infektive në Shkup janë të hospitalizuar 54. Prej tyre 18 pacientë janë në mbështetje oksigjeni, ndërsa pesë pacientë janë në ventilim mekanik.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë të rinj, prej tyre një menjëherë është vendosur në respirator. Janë hospitalizuar 37 pacientë, prej të cilëve 10 janë me pasqyrë më të rëndë klinike, ndërsa në respiratorë janë vendosur gjithsej shtatë pacientë.
Në spitalin në Manastir po shërohen tetë pacientë, prej të cilëve tre persona janë përkohësisht në mbështetje oksigjeni, të tjerët janë stabilë. Janë pranuar dy persona, me simptoma të virusit të cilëve iu janë marrë strisho, ndërsa ata janë vendosur në izolim. Në mjekim shtëpiak ndiqen 13 pacientë. Strisho e parë kontrolluese është marrë nga shtatë pacientë, dy janë hospitalizuar dhe pesë mjekohen në kushte shtëpie.
Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar tetë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe 19 pacientë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Comments are closed for this post.