Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot u takua me deputetin aktual të Bundestagut gjerman i cili është pjesë e shumicës në Gjermani, ndërsa deri dje ishte ministër për Evropë.

Zëvendëskryeministri Dimitrov, siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, falënderoi Roth për angazhimin e tij në hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë bashkëpunimit tonë, arrita nga afër të njoftohem me vlerat që i përfaqësoja gjatë zbatimit të funksionit si dhe me qëndrimet parimore të Gjermanisë. Mbështetja e këtillë dha fuqi në përpjekjet tona për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut dhe durim në momentit kur kishte dëshpërime nga mos përmbushja e premtimit evropian. Duke marrë parasysh këtë, jam i bindur se Gjermania do të vazhdojë të veprojë në drejtim të përforcimit të kredibilitetit të BE-së, ndërsa në ato përpjekje ne gjithmonë kemi aleat dhe mik Michael Rothin”, tha Dimitrov.

Pas takimit, Roth dha deklaratë për mediat e Maqedonisë.

“Dje dorëzova detyrën time si ministër për Evropë. Do të dëshiroja të falënderoj qytetarët e Maqedonisë, kam shumë shok në rajon dhe Ballkan, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët tuaj merituan më të mirë, dhe kjo është perspektiva e BE-së. Qeveria e re do të mbetet e përkushtuar në të, tre partitë politike që formuan qeveri të re mbeten të përkushtuara dhe punojmë për gjetjen e zgjidhjeve për të tejkaluar kontestet bilaterale”, u shpreh Roth.

Ai tha se nuk duhet të dëshpërohen qytetarët e Maqedonisë, ndërsa mesazhi ndaj miqve në Bruksel dhe Evropë, siç thotë Roth, është shumë i qartë, duhet t’i mbajmë premtimet tona.

“Perspektiva evropiane aktuale garanton vende pune, prosperitet, stabilitet, paqe, pajtim rajonal, sundim të së drejtës dhe respektim të pakicave etnike, fetare dhe seksuale. U dëshiroj gjitha të mirat dhe u falënderohem për bashkëpunimin e shkëlqyer me mikun tim Nikolla dhe shumë të tjerë, përfshirë këtu edhe përfaqësues të sektorit civil”, u shpreh Roth.