Në lagjen “Potok” dhe në lagjen Bllok 70 janë djegur dy vetura të EVN-së.

Veturat tashmë ishin larguar nga vendi i ngjarjes kurse nga Njësiti për intervenim gjatë zjarreve thanë se kanë pasur shumë paraqitje nga qytetarët për djegien e veturave në këto dy lagje.  EVN është kompani që sjell energjinë elektrike nga furnizuesit shtetëror ELEM dhe MEPSO.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate. Uka Aliti, zjarrfikës nga Tetova, tha para gazetarëve se veturat ishin dëmtuar plotësisht.

Ora 08:05 vetura e djegur në “Bllok 70” ishte larguar nga vendi ku ishte djegur.

Përndryshe, të enjten e kaluar dhe sot (e premte, 14 gusht) organizohen protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.