Nxënësit e gjimnazit të Dibrës protestuan sërish kundër mësimit online. Në ditën e dytë të shkollës, gjimnazistët protestuan në oborrin e shkollës. Ata këmbëngulin për mësim me pjesëmarrje fizike.
Drejtori i shkollës, Ramadan Imeri, tha që nga e hëna do të fillojmë mësimin me pjesëmarrje fizike dhe atë në dy ndërrime, kjo është kërkesa e prindërve dhe e nxënësve. Ditën e parë të shkollës, nxënësit e shkollave të mesme në Dibër bojkotuan mësimin duke mos u kyçur në platformën online.
Comments are closed for this post.