Postera që lexonin “Për sa kohë që nuk ka përgjegjësi për 14 viktimat në spitalin e Tetovës, Tetova nuk do të ketë qetësi”.
Portalet “Struga Lajm” dhe “Tetova Express” publikuan një listë jozyrtare me emrat e 13 prej 14 pacientëve të vdekur në tragjedinë e ndodhur më 8 shtator të këtij viti, dhe për të cilat, me sa duket, askush nuk do të jetë përgjegjës.
Nazlisha Ademi, 1963
Xhemal Bilali, 1966
Mukadese Alija, 1943
Nevrije Terzija, 1956
Haki Emshi, 1965
Rasim Emshi, 1992
Raif Selmani, 1954
Ahteme Ismaili, 1945
Ramzi Abdullahi, 1949
Ferdi Shaqiri, 1963
Selvije Idrizi, 1952
Hasije Shehabi, 1969
Personi më i ri në spitalin e Tetovës që poashtu mbeti i vdekur është 29-vjeçari Rasim Emishi.
Prokuroria Publike së pari lëshoi një raport mbi zjarrin në spitalin modular në Tetovë më 8 shtator. Raporti thekson se zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën në një periudhë shumë të shkurtër kohore.
Që kjo të ndodhë arsye ka qenë edhe nuk ka pasur ndarje midis moduleve / dhomave dhe kah korridoret që po të kishin egzistuar do të ngadalësonin përhapjene e zjarrit.
Por për prokurorinë, ky fakt është i parëndësishëm dhe ata përqendrohen në atë që shkaktoi zjarrin, i cili në këtë rast është më pak i rëndësishëm se pse zjarri u përhap kaq shpejt dhe spitali i improvizuar u dogj në pak minuta.
Zjarri ndodhi si rezultat i një qarku të shkurtër elektrik përmes një rezistence të lartë kalimtare në kabllon e lidhjes së një defibrilatori me të cilin është kryer reanimimi i një pacienti në një nga dhomat e spitalit. Mbinxehja e kabllit shkaktoi ndezje në kutinë e lidhjes së kabllit zgjatues në të cilin ishin lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër – thuhet në raportin e Prokurorisë.
Comments are closed for this post.