Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot deklaroi se sipas metodologjisë së re për llogaritjen e pagës minimale, e njëjta pritet që deri në fund të vitit 2026 të arrijë 22.000 denarë.
“Kemi projeksione që deri në vitin 2026 paga minimale të lëvizë. Megjithatë, ato janë projeksione që vendosen në nivel të faktorëve të ndryshëm makroekonomikë. Deri në vitin 2026, paga minimale do të jetë 22.000 denarë vetëm me miratim, pa asnjë ndërhyrje”, tha Bytyqi në një deklaratë për “Utrinski Brifing”.
Ndryshe, për momentin paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 15.200 denarë, ndërkaq me vendimin e djeshëm të Qeverisë e njëjta pritet të rritet për 2.800 denarë, përkatësisht do të bëhet 18.000 denarë.
Comments are closed for this post.