Deri më 31 maj të këtij viti qytetarët do të duhet të konfirmojnë saktësinë e të dhënave tatimore të cilën për ato do t’i plotësojnë Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) dhe t’i dërgojë përmes postës elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët kanë mundur që deri më 31 dhjetor të regjistrohen për tatim personale, por për të gjithë ata që nuk e kanë bërë këtë brenda kësaj periudhe, do të mund ta bëjnë në periudhën e ardhshme, njoftojnë nga DAP. Regjistrimi është elektronik, pas së cilës fleta e të dhënave të regjistrimit kryhet në njërën prej sporteleve të DAP-it.
Nga Dap thonë se, për ta ata do të plotësojnë një deklaratë tatimore që ata do të duhet ta kontrollojnë përmes sistemit. Nëse të dhënat janë të sakta, duhet të vetëm të verifikohen, nëse janë të dhënat gabim ato duhen t’i përmirësojnë. E gjithë kjo duhet të përfundojnë deri më 31 maj të këtij viti.
Sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar mbi 660.000 qytetarë, ndërsa 320.000 pensionistë janë liruar nga obligimet. Vetëm një numër i vogël i personave nuk kanë arritur të regjistrohen, ndërsa këtë mund ta bëjnë ende.
Comments are closed for this post.