Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së tha se do të dorëzojë iniciativë te Kuvendi që të gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për drogë, transmeton Portalb.mk.
“Kërkojmë Kuvendi të hënën të mundësojë kushte dhe ekip mjekësor që do të mund ta zbatojë”, thonë nga grupi i deputetëve për iniciativën për test për drogë.
Ata propozojnë që edhe politikanët tjerë, ish dhe funksionarë të tanishëm, shërbyes administrativ, gjykatës, prokurorë, kryetar komune dhe këshilltarë, t’ju shoqërohen në qëllim dhe, siç thonë, qytetarëve t’u japin shembull në luftë kundër përdorimit të mjeteve narkotike.
“I nxisim të gjitha kryerësit e institucioneve publike ta bëjnë të njëjtën vullnetarisht”, apelojnë nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.