Sipas Departamentit të Sizmologjisë dhe Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, që nga goditja e madhe e mëngjesit të djeshëm janë shënuar 523 lëkundje të tokës.
Katër nga lëkundjet me magnitudë mbi 4.5 përfshirë edhe ngjarjen kryesore 6.3.
Ndërkohë 7 lëkundje janë me magnitudë 4 deri 4.5.
Rreth 17 lëkundje janë 3.5 deri 3.9 dhe pjesa tjetër janë poshtë kësaj magnitude.
Aktualisht ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar. /TCH/
Comments are closed for this post.