Peter Listerman është pronari i një agjencie VIP që bën lidhje mes personazheve të njohur. Ai është njeriu që bashkoi Cristiano Ronaldon me modelen Irina Shayk.

Mirëpo, në një prononcim të bërë së fundmi për mediat ruse, Lesterman ka hapur një temë mjaft të diskutuar, atë për preferencat seksuale të yllit portugez.

Me bindje të plotë Listerman shprehet se Ronaldo e fsheh faktin se pëlqen djemtë, pasi kjo do të shkatërronte gjithë mbështetjen e madhe që ka në karrierën e tij futbollistike.

Për këtë arsye i duhej një femër e bukur në krahë, ndërsa nga ana tjetër ishte Irina që përfitonte rritjen e publicitetit. Në fakt kjo histori lidhet edhe me jehonën e mediave franceze që raportuan një lidhje të Ronaldos me një kikboksier maroken rreth 4 vite më parë, ndërsa vazhdonte historia me Shayk.

“A e takova unë Irinën me Ronaldon? Po, është e vërtetë. Por gjithçka që Ronaldo kishte nevojë ishte mashtrimi për mediat. Ai do djemtë e rinj. Ishte një lidhje sa për syrin e njerëzve dhe televizionit. Irina kishte nevojë për popullaritet dhe Ronaldo nuk donte që të zhgënjente fansat e tij dhe t’u tregonte se nuk është homosekskual, i duhej një femër e bukur në krahë. Ndoshta në kohët e fundit të lidhjes kanë pasur diçka së bashku, por kryesisht ka qenë një lojë e tyre. Më kanë dhënë para edhe që i kam prezantuar”, thotë Listerman.