Inspektorati i tregut dhe Ministria e Punëve të Brendshme në një aksion të përbashkët mbrëmë në një restorant në Gllumovë kanë intervenuar në një dasmë.
Siç thonë nga MPB, në dasmë ka pasur rreth 250 mysafirë, që është në kundërshtim me protokollet shëndetësore për parandalim të përhapjes së Covid-19.
Nga MPB thonë se do të dorëzojnë aktpadi ndaj personave përgjegjës, për mosrespektim të protokolleve shëndetësore.
“MPB në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në ambiente në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje kundër coronavirusit dhe sanksionimin e personave që nuk respektojnë masat për mbrojtje”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.