Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke realizuar me klipe shumë prej këngëve të albumit “Dafinë Moj”.

“Era”, e cila vjen në bashkëpunim me reperin Buta, është kënga e radhës e cila është vizualizuar me klip.

Vija melodike është realizuar nga vet Dafina, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar reperët Elinel dhe Buta.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, në të cilin dyshja vijnë me disa skena mjaft utopike.

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Ndërkohë ashtu edhe siç njihet, Dafina nuk i ka kursyer edhe paraqitjet provokuese në disa prej skenave të sportit “Era”.

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prishtina, Entermedia.

Dafina përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Dafinë Moj”, nga i cili janë fryt edhe shumë bashkëpunime të suksesshme me emra të njohur të estradës.