Kuvendi i Maqedonisë ka njoftuar se Çmimi Shtetëror “Nënë Tereza” këtë vit do t’i jepet jepet Borçe Stamenovit dhe doc. dr. Irfan Ahmetit.
Çmimet do të jepen sot në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 11:00.
Nga Kuvendi sqarojnë se ky çmim ka “vlerë të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për inkurajimin, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme”.
Comments are closed for this post.