Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në RMV solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,09 %.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denar/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.
Nga data 23.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet 87,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet 76,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet 44,554 (denarë/kilogram).
Comments are closed for this post.