Dizeli dhe vaji për amvisëri nga mesnata do të shitet më lirë për 1.5 denarë, kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 61 denarë për litër, i vajit për amvisëri 50 denarë për litër.

Euro-Super BS-95 do të vazhdoj të shitet pë 68 denarë, ndërsa Euro-Super BS-98, 70 denarë për litër.