Është e shpeshtë për fëmijët që të rrëzohen dhe të lëndojnë veten, dhe zakonisht nuk është se shqetësohen shumë për këto plagë.

Mirëpo jo gjithmonë është ky rasti, sepse në rast se vuan nga hemofilia edhe gërvishtja më e vogël është shumë shqetësuese.

Pra çfarë është hemofilia? Është një sëmundje që nuk e lejon gjakun të mblidhet në plagë ashtu si duhet, dhe plaga nuk mbyllet.

Që një plagë të shërohet, formimi i një skalpi që të bllokoj gjakderdhjen është e nevojshme, por personat që vuajnë nga hemofilia nuk mund të shërohen në këtë mënyrë.

Kjo është një sëmundje trashëguese, dhe prekë vetëm kromozomet X. Ju ndoshta veçse e dini se njerëzit kanë kromozome X dhe Y. Meshkujt kanë XY ndërsa femrat XX.

Në këtë rast do të thotë se është shumë më e shpeshtë që të trashëgohet tek meshkujt, sepse është e pashmangshme.

Ndërsa tek femrat vetëm në rast se të dy prindërit janë të sëmurë nga hemofilia, atëherë mund të trashëgoi sëmundjen. Rastet kur vetëm një prind është i sëmurë, është shumë e rrallë që të sëmuret edhe vajza.

Kjo sëmundje prekë rreth 400,000 persona nga popullsia e botës, të paktën vetëm këta raste janë të rexhistruar.

Humbja e madhe e gjakut është simptoma kryesore. Pra plagët e lehta kanë gjakderdhje të madhe, ose ka raste që kanë vazhdimisht gjakderdhje të hundëve.

Kjo sëmundje diagnostikohet në moshë të re, zakonisht në fëmijëri të hershme. Trajtimi është i mundshëm.

Trajtimi bëhet duke futur në trup faktorin e mpiksjes së gjakut, që lejon trupin të bëjë mpiksjen e gjakut rreth plagëve siç duhet.