Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 16 deri në 22 gradë celsius.

Në ditët në vijim temperaturat do të bien për disa gradë dhe do të pasojë periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të shiut.