Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar me deputetin shqiptar Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në mesin e temave të diskutuar në takim ishte edhe procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

” Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi! Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

“Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.

Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës”, shkruan Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.