Në komunat Çair dhe Butel të Shkupit, procesi i votimit vijon të zhvillohet normalisht pa ndonjë problem të theksuar. Sipas kryetarëve të qendrave të votimit në Butel dhe Çair, edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve jehona e votuesve nuk është ajo që pritej. Madje, mund të thuhet se edhe ata që dolën në votim ishin në moshë të shtyrë. Dalje më e lartë, si zakonisht, pritet në orët e pasdites.. Pavarësisht interesimit të dobët për zgjedhjet presidenciale, qytetarët presin që të njejtat të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe demokratike me shpresë për një të ardhme më të mirë.