Republika e Bullgarisë nesër do të hap përfaqësi tregtare, ndërsa në hapjen solemne do të marrin pjesë zv. ministrat për ekonomi të të dyja vendeve, Kire Naumov dhe Aleksandar Manollev.
Gjatë ditës së nesërme në Shkup do të mbahet forumit bilateral biznesor që do të hapet nga zv. kryeministrat për Çështje Ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Koço Angjushev dhe Tomisllav Donçev.
“Republika e Maqedonisë është një partner i rëndësishëm ekonomik, duke marrë parasysh përparësitë e tregut të Maqedonisë për kompanitë bullgare, siç janë shpenzimet e ulëta të transportit të ngjashme me ato në tregun bullgar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë së Bullgarisë.
Comments are closed for this post.