Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si Koordinator kryesor i Shtabeve të krizave të njësive të vetëqeverisjes lokale për mbrojtje nga COVID-19, së bashku me Zëvendësministrin e Shëndetësisë, Armend Asllani dhe Drejtorin e Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti sot do ti vizitojë zonat e komunës së Likovës dhe rrethinën, pas së cilës do të ketë edhe deklarata.