Tërmet me magnitudë prej 3.7 shkallëve Rihter, këtë mëngjes është regjistruar në Shqipëri, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Intensiteti i dridhjeve në Maqedoni ka qenë III gradë sipas shkallëve makroseizmike evropiane.

Siç njoftuan nga Observatori Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup është regjistruar në orën 06:30, 155 kilometra në jugperëndim të Shkupit, ndërsa epiqendra ka qenë në Korçë të Shqipërisë.