Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, shumë pjesë të Kosovës janë freskuar me reshje shiu e breshëri.

Në Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit dhe Gjakovës, ka rënë sasi e konsiderueshme e shiut, shoqëruar edhe me breshër i cili ka qenë me përmasa shumë të mëdha.

Në Has madje janë shkaktuar edhe dëme materiale, siç mund ta shihni në pamjet më poshtë tē publikuara nga mediat në Kosovë. Muaji Maj ka qenë me temperatura mjaft të larta, ndërsa kjo verë pritet të jetë më e nxehta e viteve të fundit.