Sot në mëngjes bora i mbuloi rrugët e kryeqytetit por qytetarët e Shkupit duhet të lëvizin me kujdes dhe të vozisin me vëmendje për shkak se bora është ende e pa pastruar.

Për shkak të festës së krishtlindjeve, qytetarët nuk presin që autoritetet e Bashkisë së Shkupit, ndërmarrjet publike të veprojnë shpejtë dhe të ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes.

Siç njoftojnë nga Bashkia e Shkupit, krahas korsive, ekipet e ndërmarrjeve publike “Higjiena komunale” dhe “Parqet dhe gjelbërim” në terren në mënyrë mekanike por edhe me dorë e pastrojnë borën nga trotuaret dhe se shërbimi dimëror i Bashkisë së Shkupit e ndjek gjendjen në terren dhe intervenon sipas nevojave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia për këtë sezon dimëror siguroi 4 ton kripë, që bashkërisht me kripën e mbetur nga sezoni i kaluar është diku rreth 4500 ton si dhe 300 tonë asfalt i ftohtë”, kumtojnë nga Bashkia e Shkupit.

Bashkia e Shkupit ju rekomandon vozitësve të vozisin me vëmendje dhe t’u përshtaten kushteve të korsive ndërsa qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve ju bën apel marrin pjesë në pastrimin e borës.