Reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar 18 fshatra në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim të Krizave në Kumanovë. Rrugët që çojnë në këto fshatra janë të pakalueshme pas reshjeve intensive, raporton gazeta Lajm.
Autoritetet njoftojnë se gjatë ditës kanë marrë informacion nga komunat se do të intervenohet me mjete të rënda motorike për pastrimin e rrugëve që çojnë deri te këto vende malore.
Në rajonin e Likovës, bora ka izoluar nëntë fshatra malore. Siç njoftojnë nga kjo qendër, është bllokuar edhe rruga Likovë-Gllazhnjë, që në malësi lidh edhe fshatra tjera, si Presnicë, Orkoc, Gushicë, kurse janë izoluar edhe fshatra tjerë të malësisë.
Disa fshatra janë izoluar edhe në komunën “Staro Nagoriçane”.
Comments are closed for this post.