Mbrojtësi i Kombëtares italiane, Leonardo Bonucci, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Spanjës.
Italia dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian nesër me fillim nga ora 21:00.
Bonucci ka folur paraprakisht për këtë ndeshje.
Ai tha se Spanja ka treguar formë të mirë në këtë Kampionat Evropian dhe se skuadra spanjolle meriton respekt.
“Përveç historisë, ka treguar se po rritet. Ne kemi nevojë për respekt: të dy ekipet kombëtare kanë një mënyrë të veçantë të lojës. Duhet t’i kushtojmë vëmendje lëvizjeve të tyre pa top. Unë kam një kujtim të hidhur në finalen në Kiev, në të cilën mbërritëm me bateri të ulëta, pa ide. Në vitin 2016 ishim të vetëdijshëm se do t’i vëmë në vështirësi dhe ishte një lojë krejt tjetër. Nesër do të jetë një ndeshje e hapur: duhet të jemi të kujdesshëm në çdo moment”, tha Bonucci
Comments are closed for this post.