Kombëtarja e Brazilit, ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës, pas fitores ndaj Perusë në gjysmëfinale. Nejmar në mënyrë maestrale dhuroi një asistim për Pakueta-n që e konkretizoi dhe ky gol mjaftoi që Brazili të kualifikohet në finale.

Pas ndeshjes, Nejmar tha se dëshiron që të përballet me Argjentinën.

“Dua Argjentinën, jam duke brohoritur për ta. Kam miq aty dhe në finale Brazil do të fitojë”, tha ai.