Komuna e Sarajit ka një bashkpunim të ngushtë dhe është partner me komunitetin e biznesit në nivel lokal dhe si rezultat I këtij bashkpunimi, sot u bë përurimi I fabrikës së Industrisë së mishit “Tiamo”.

Investimi është privat i kompanisë dhe familjes Sulejmani dhe I mbështetur nga Fonde të BE-së IPA, projekte që I ndanë BE, për mbështetjen e kopmanive vendore. Kompania “Tiamo”, ka një teknologji sa më bashkohore dhe modern me standarte të larta të BE-së, për prodhimin e produkteve nga mishi. Me këtë rastë ishte I pranishëm kryetari I komunës Blerim Bexheti, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe shumë afaristë nga komuna e Sarajit.

Kryetari I komunës, Blerim Bexheti, tha se dyert komunës janë të hapura për bashkëpunim dhe ne sot po bëjmë hapjen e fabrikës “Tiamo”, investim privat nga afaristi Hajrun Sulejmani dhe familja e tij. “Komuna e Sarajit është dhe do të mbetet partner kryesor I biznesit privat, në Saraj. Ne jemi të hapur për bashkpunim dhe mbështetje që kompanitë nga vendi të risin investimet e tyre kapitale, pasi që kjo do të hapë vende të reja të punës dhe do të ulë papunësin. Në periudhën e ardhshme presim që të kemi edhe katër investime të tilla, ku dhe do të bëjmë hapjen e objekteve dhe vendosjen e gurthemeleve.

Komuniteti I biznesit nga Saraji e ka kapur hapin e zhvillimit ekonomik të klimës së përgjithshme në shtet, që po e krijonë qeveria e Maqedonisë së Veriut”, theksoi kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Edhe pronari I kompanisë, “Tiamo”, Hajrun Sulejamni, shprehi faleminderim për mbështetjen që I ka dhënë komuna në realizimin e investimit kapital nëpërmjet IPA-Fondeve të BE-së.