Ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski, me drejtorin e Drejtorisë së Zonës së Zhvillimit Teknologjik Industrial Aleksandar Mlladenovski filluan ditën me vizitën e investimeve të reja të kompanisë Dura Automotive në Zonën Industriale Zhvillimore informon Tetova sot. Me këtë rast kreu i ministrisë së Ekonomisë Bekteshi tha se ky është një nga qëllimet strategjike të kësaj Qeverie që ka të bëjë me zhvillimin ekonomisë, rritjen e produktivitetit,punësimin dhe rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.” Këto synime janë hartuar më së miri në Planin për rritje ekonomike, ku përveç biznesit vendor mbështeten edhe investitorët e huaj. Ky investim i Dura Automotive është edhe një shembull tjetër që flet për suksesin e politikave tona ekonomike” deklaroi Bekteshi.