Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Bukuresht vazhdon përgatitjet finale pë ndeshjen e parë të Kampionatit Europian në futboll që fillon nga data 11 qershor. Njëri ndër shtyllat e kombëtaresë tone Enis Bardhi shprehet se se ky kampionat është ndryshe nga ia që zhvilloi U-17 para katër viteve në poloni nga shkaku se në Euro 2020 marrin pjesë 24 kombëtaret më mira të Europës.
“Nuk është e njëjtë si të kualifikohesh me gjeneratën U21 dhe ekipin e parë. Normal nuk harrohet ai kualifikim dhe ajo histori që kemi bërë me U21. Mirëpo kjo është diçka tjetër, një ndjenjë tjetër. Unë mendojë se i kemi 3 ndeshje shumë të vështira dhe nuk duhet me anashkalue asnjërën. Por që Maqedonia është me shumë vullnet dhe shumë ambicje që të jep maksimumin në secilën ndeshje. A do të jem startues ose jo, nuk preokupohem shumë, pasi që ajo është një gjë që trajneri duhet me vendos. Unë jam më shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi, e këtij suksesi edhe shpresojë që të kemi shëndetin të gjithë dhe të japim maksimumin në fushën e gjelbër”, ka deklaruar futbollisti Enis Bardhi.
Edhe futbollisti tjetër I kombëtares tone Tihomir Kostadinov, se miqësprja e fundit që u zhvilliua në Shkup ka motuivuar jashtë mase ndaj edhe shpreson në suksese tëi Maqedonisë së Veriut.
“Këto ndeshjet, miqësoret, ishin një hyrje e mirë për Kampionatin Evropian. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë, e dinim se janë miqësore , mirëpo sfida me Kazakistanin na ka ndihmuar për kthyer vetbesimin. Kishim përgatitje të mirë në këto dy javë sa jemi bashkë…..Çdo ndeshje do të jetë i vështirë pasi që për ne do të jetë një sfidë e madhe për shkak se jemi për herë të parë në një garë të tillë dhe çdo përballje e presim me nxitje dhe emocione. Austria na mundi në dy ndeshjet , mirëpo kjo është ndeshje e re. Duhet të përmirësojmë gabimet dhe maksimalisht të përgatitemi që të fitojmë këtë sfidë. “
Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë n♪7 Euro 2020 do ta zhvilloj të dielën kundër Austrisë me fillim në orën 18:00, në stadiumin Kombëtar në Bukuresht.
Comments are closed for this post.