Kombëtarja e Argjentinës bëri edhe një hap prapa në rrugën drejt Botërorit “Katar 2022”, pasi që në transfertë, kundër Kolumbisë u ndal me barazim 2-2. “Gauçosët” pas 8 minuta lojë kishin epërsi 2-0 me golat e Kristian Romeros dhe Paradesit.

Mirëpo gjërat u ndryshuan në pjesën e dytë edhe pse Argjentina tregoi lojë të mirë. Në minutën e 51-të, Muriel zbuti epërsinë në 2-1, ndërsa në minutën e katërt të kohës shtesë, Borha arriti që të sigurojë një pikë për vendasit.

Në përballjet e tjera, Brazili me 2-0 mundi Paraguain, falë golave nga Nejmar dhe Paketa. Ndërkohë Uruguai u ndal në barazim pa gola ndaj Vezenzuelës, ndërsa pa fitues u mbyll edhe takimi mes Kilit dhe Bolivisë (1-1).